Kemi hyrë në stinën e verës dhe temperaturat e larta tashmë janë problem i madh. Këshilla fikse që dëgjojmë sa herë flitet për të nxehtin është: konsumoni sa më shumë ujë!
Por sa e drejtë është kjo këshillë e shtruar në këtë formë? Në fakt uji është i rëndësishëm për të ruajtur trupin nga dehidtratimi, por pyetja qëndron te sasia. Ekspertët janë të ndarë në këtë pikë. Në njërin grup janë ata që mendojnë se 1.5-2 litra janë të domosdoshme.
Por, ka edhe nga ata që thonë se nuk ka rëndësi sasia, por konsumi i ujit sa herë ndjeni etje. Ajo që duhet të keni parasysh është të parandaloni dehidratimin duke i kushtuar rëndësi disa shenjave.
Kur trupi ka mungesë të ujit ju duhet ta kuptoni nga këto shenja:
– Lëkurë e thatë dhe e varur
– Erë e keqe e gojës
– Urinë në ngjyrë të errët dhe aromë jo të zakonshme
– Dhimbje koke
– Lodhje e vazhdueshme
Nëse edhe ju keni këto simptoma, atëherë trupi po ju tregon se ka nevojë për ujë