Shkup, 29 korrik – Ngjarje promovuese për shënimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit si trashëgimi natyrore dhe kulturore botërore të UNESKO-s do të mbahet sot në Pogradec të Shqipërisë.
Në këtë ngjarje është paraparë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për projektin “Për përforcimin e menaxhimit të përbashkët ndërkufitar me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Liqenit të Ohrit”.
Fjalime është paraparë që të kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ministrat për Turizëm dhe Mjedis Jetësor dhe për Kulturë të Shqipërisë, Blendi Kloshi dhe Elva Margariti dhe drejtori i Zyrës Rajonale të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Boris Erg. (koha.mk)