Me më shumë ngjarje sot do të shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë – 7 Maj. Në portin në Ohër në mesditë do të mbahet stërvitje demonstruese të një pjese të njësiteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në poligonin në Kamnik në Shkup do të mbahet takimi i dytë ndërkombëtar i Asociacionit Policor Ndërkombëtar (IPA), në korniza të së cilit do të mbahet garë rekreative në qitje me përfaqësues të dhjetë vendeve evropiane.