Shtip, 6 maj – Manifestimi qendror me rastin e shënimit të Ditës së Policisë së Maqedonisë – 7 Maji sot po mbahet në Stadiumin e qytetit në Shtip.
Pjesëtarët e MPB-së do t’i prezentojnë mundësitë e tyre përmes më shumë stërvitjeve demonstruese.
Në shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, funksionarë të lartë të MPB-së, përfaqësues të tjerë qeveritarë, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni dhe mysafirë të tjerë.