Në minierën Buçim në Radovish sot do të shënohet Dita e Minatorëve dhe 38 vjetori i ekzistimit të minierës. Në shënim do të mbajë fjalim nënkryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev. Në vendin tonë aktive janë 120 miniera, ndërsa në këtë sektor së bashku me degët e ndërlidhura ekonomike ka mbi 10.000 të punësuar.
Prodhimi industrial në sektorin e minierës në qershor të vitit 2017, në krahasim me qershorin e vitit 2016 shënoi rritje prej 7,5 për qind, ndërsa qarkullimi për periudhën e njëjtë u rrit prej 1,2 për qind. Me rastin e Ditës së Minatorëve, minatorëve më të suksesshëm u ndahen mirënjohje. Më 25 gusht, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i ndau mirënjohje për profesionalizëm dhe përgjegjësi 18-të minatorëve më të suksesshëm.