Shkup, 20 shtator – Dita Botërore e Ngritjes së Vetëdijes për Rritjen e Fëmijëve – 20 Shtatori, këtë vit do të shënohet nën moton “Fëmijët kanë kohë të shkurtër të rriten, t’u ndihmojmë të rriten shëndetshëm, sepse lartësia është e barabartë me shëndetin”.
“Në Maqedoni për momentin janë rreth 100 fëmijë me çrregullim në rritje të cilët trajtohen me hormonin e rritjes. Këtë ditë botërore sërish ia përkushtojmë këtij grupi të madh fëmijësh të cilët ende presin të fitojnë të drejtën e trajtimit. E drejtë të cilën e kanë të garantuar me ligj, ndërsa asnjëherë nuk e marrin për shkak diagnostikimit të vonshëm dhe kohës së gjatë në listat e pritjes për shkak të të cilave arrin deri në moshën kur nuk mund të trajtohen sepse rritja ka përfunduar”, theksojnë nga Shoqata “Rritja”.
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore për ngritjen e vetëdijes për rritjen e fëmijëve në shkollën fillore “Vllado Tasevski”, sot do të organizohet matje falas e lartësisë dhe peshës së të gjithë fëmijëve, të cilët dëshirojnë të kontrollojnë nëse lartësia e tyre është e përshtatshme për moshën.
Kryetari i Shoqatës, Aleksandar Petrovski në konferencën për media do të flasë për gjendjen momentale, problemet me të cilat po ballafaqohen fëmijët nga shoqata e tyre dhe do t’i potencojë pritjet e tyre nga sistemi shëndetësor.