Shkup, 12 shkurt – Qendra sllovene – Shkup dhe Ambasada e Sllovenisë sonte në Kinotekën e Maqedonisë organizojnë shënim të festës kulturore sllovene – Dita e Preshernit.
Shënimi do të realizohet në bashkëpunim edhe me studentët e gjuhës dhe letërsisë sllovene pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski”- Shkup, Korit rinor të femrave pranë QKR, SEPUGS, “Vasill Antevski Dren” – Shkup dhe me mbështetje të Byrosë së Qeverisë sllovene për sllovenët në fqinjësi dhe në botë.