Në kazermën “Ilinden” të Shkupit sot është shënuar Dita e Forcave dedikuese mjekësore ballkanike (FDMB) dhe arritjet e aftësisë së tyre të plotë operative.
Njësiti ushtarak-mjekësor FDMB është projekt i “Mbrojtjes së urtë”, ndërsa qëllimi është që përmes shoqërimit të kapaciteteve të vendeve anëtare përgjigje e shpejtë e spektrit të gjerë të situatave dhe katastrofave të shkaktuara nga shkaqet natyrore apo njerëzore, si dhe aftësimi i kapaciteteve vitale ushtarake mjekësore për operacionet ushtarake.
Përmes këtij projekti mundësohet përmirësim dhe aftësim i kapaciteteve nacionale ushtarake mjekësore, përforcim i kapaciteteve rajonale ushtarake mjekësore për mbështetje të bashkësisë civile dhe aftësim i shërbimeve nacionale ushtarake mjekësore për ndërtim të kapaciteteve standardizuese me nivel të lartë të interoperabilitetit, si në rajon ashtu edhe me sistemet kolektive për siguri.
Në FDMB janë gjashtë shtete: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi dhe BeH-ja , me mbështetje të SHBA-së dhe Norvegjisë.
Shtabi kryesor i njësitit është me seli të përhershme në Shkup.(koha.mk)