Me kyçjen e fushatës globale për ndërtimin e “Botës më të mirë digjitale” e cila promovon qasje, participim dhe inovacion, që janë më të dobishme për konsumatorët, ekonominë dhe shoqërinë, Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) sot do ta shënojë Ditën botërore të të drejtave të konsumatorëve.
Në shënimin e Ditës botërore të të drejtave të konsumatorëve janë të kyçur edhe Ministria e Ekonomisë dhe Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve të Qytetit të Shkupit. Organizatat e konsumatorëve nga mbarë bota, në bashkëpunim me Organizatës botërore të konsumatorëve do të bashkohen me një qëllim final: Ndërtimi i botës digjitale, në të cilin konsumatorët mund të besojnë.