Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale sipas UNESKO-s do të shënohet sot në Bibliotekën nacionale dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit – Shkup”. Para të pranishmëve është paralajmëruar fjalim i ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski, e ambasadorit spanjoll Emilio Lorenso Sera, ndërsa do të lexohet edhe mesazhi i drejtorit të përgjithshëm të UNESKO-s Odre Azule. Në mesazh Allagjozovski potencoi se libri është lidhja mes të kaluarën dhe të ardhmes. Përkujton se këtë vit Athina është emëruar qendra botërore e librit. Pastaj do të mbahet edhe minikoncert i studentëve të Fakultetit të artit muzikor në klasën e prof. Darko Bageski. Do të mbahet edhe mini panair i librave me mini çmime nga botuesit, me moton “Me letër të vjetër deri në libër të ri”.