“Shengeni Ballkanik”, Neritan Ceka zbardh ‘live’ mesazhin që i ka dërguar një vit më parë kryeministrit Rama

Tiranë, 13 nëntor – Diplomati Neritan Ceka ka mbështetur idenë e Shengenit Ballkanik. Sipas tij kjo është një iniciativë e mirë e cila duhet mbështetur nga të gjithë.

“I kam çuar sms një vit më parë (I referohet Ramës). I kam thënë po, kjo është e drejtë. Duket qartë që duke pasur tre shtete kyçe kemi iniciativë serioze. Duhet ta mbështesim them unë. Dhe Kurti për fat të mirë tha nuk jemi kundër, por nuk jemi në kohë. Pra sipas tij nëse do kishte më shumë kohë do merrnin pjesë.

Ka një paragjykim për Ramën. Dhe 90% të paragjykimeve ai i ndjek. Ka një strategji personale. Për Shengenin mendoj se është një iniciativë e mirë, por pa Kosovën nuk bëhet”, u shpreh Neritan Ceka në Report Tv.(koha.mk)