Kurrë nuk është vonë që të filloni t’i mësoni fëmijët se sa e rëndësishme është higjiena e dhëmbëve dhe e gojës në përgjithësi.
Higjiena e gojës rritë vetëbesimin. Dhëmbët e prishur dhe mishi i sëmurë i dhëmbëve, përpos që paraqesin problem shëndetësor, janë edhe një siklet i madh estetik, që ndikojnë në uljen e vetëbesimit.
Me siguri se kur ke erë të keqe nga goja, të tjerët do të ikin nga ti dhe, në këtë mënyrë, do të ndihesh i izoluar dhe i lënë anash.
Duke i kushtuar vëmendje higjienës së gojës, para së gjithash të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve, ju jo vetëm që do të keni një buzëqeshje të bukur, por edhe një shëndet të përgjithshëm shumë më të mirë.
Në fakt, trupi i shëndoshë dhe dhëmbët e shëndoshë nuk shkojnë pa njëri-tjetrin, thotw mestjerash stomatologu Arben Xhoni.
Shëndeti oral në periudhën e fëmijërisë luan një rol mjaft të rëndësishëm dhe ndikon në shëndetin oral në faza te mëtejshme të jetës. Për këtë arsye problemet që mund të shfaqen në këtë periudhë duhet të parandalohen dhe zgjidhen në mënyrë profesionale.
Fusha e stomatologjisë e cila merret me fëmijët quhet pedodonti. Pedodontia përqendrohet në dy shtylla kryesore:
1. Trajtimi i problemeve ku përfshihen: mbushjet, trajtimi i kanaleve ose ekstracionet (heqjet e dhëmbëve).
2. Stomatologjia preventive, e cila ka si qëllim mbrojtjen e dhëmbëve nga prishja. Sot,si në të gjitha fushat e mjekësisë dentare,stomatologjia preventive po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.
Pikat më të rëndësishme për një higjienë orale sa më të mirë te fëmijët
• Larja e dhëmbëve
• Ndjekja e zhvillimit te harkut dentar
• Edukimi mbi përdorimin e fillit dentar
• Dieta ushqimore
• Përdorimi lokal i fluorit
• Edukimi i prindërve mbi metodat e duhura të higjienës orale
• Përdorimi i silantëvë (silantët janë material me bazë rezine me ngjyrë të çelët që vendosen në sipërfaqen përtypëse të dhëmbëve, kryesisht paradhëmballëve dhe dhëmballëve) për të penguar prishjen e tyre. Silantët krijojnë një mbrojtje të smaltit në këto zona, duke penguar depërtimin e baktereve.
Dhëmbë të Shëndoshë fëmijë të lumtur …