Shëndeti i vajzës dhe varfëria rëndojnë mbi supet e familjes Zeqiri

Vogëlushja Nebije Zeqiri nga Manastiri, është vetëm shtatëmbëdhjetë muajshe. Por, fati nuk ka dashur që ajo të zhvillohet si të gjithë moshatarët e saj. Ajo vuan nga anomalia dhe ka problem me muskujt e këmbës, që e bëjnë atë të mos mund të qëndrojë në asnjë pozicion tjetër përpos të shtrirë.

Për tu përmirësuar gjendja e saj, ajo ka nevojë për terapi të vazhdueshme në spitalin privat “Sistina Nefroplus” mes Strugës dhe Ohrit.

Mirëpo vajtja nga Manastiri në Ohër është e kushtueshme dhe prindët nuk mund t’i përballojnë shpenzimet, pasi vetëm një ditë u kushton 100 euro. Nëna Haxhere Zeqiri tregon se sa e vështirë është për ta që ta shohin të bijën në atë gjendje, por nuk mund të bëjnë asgjë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.