Shëndeti i Mihaelit Shumaher është fshehtësi familjare
Gjenevë, 8 nëntor 2018 – Menaxherja e kampionit të shtatëfishtë botëror në Formulën 1, Mihael Shumaher, Sabine Kem iu falënderua të gjithë tifozëve të tij për mbështetjen që ia japin pilotit, i cili po rikuperohet pas lëndimit të rëndë të shkaktuar gjatë skijimit.
“Ju falënderohemi të gjithëve për mbështetjen. Është kënaqësi të shoh pllakate dhe posterë për nder të Shumaherit. Çdo ndihmë është e këndshme për ne. Shëndeti i pilotit? Nuk dëshiroj të flas për këtë temë, nuk mund të diskutoj për një fshehtësi personale familjare”, tha Kem, e cituar nga “Miror”.
Më 29 dhjetor të vitit 2013, Mihael Shumaher lëndoi rëndë kafkën dhe ra në komë, pasi që përjetoi fatkeqësi gjatë skijimit në Alpet franceze. Në qershor të vitit 2014, Shumaher u zgjua nga koma dhe filloi rehabilitimin në Zvicër, por pothuajse aspak nuk ka informata për gjendjen e tij shëndetësore