Shëndetësia e Maqedonisë në vendin e 22-të në Evropë

Shkup, 30 janar  – Sistemi shëndetësor i Maqedonisë është renditur  në vendin e 22-të në listën e sistemeve shëndetësore evropiane për vitin 2017. Në listën që e publikoi Indeksi Konsumator Shëndetësor Evropian, Maqedonia ka 649 pikë.

Në vendin e parë në listë është Holanda, në vendin e  dytë është Zvicra, ndërsa në të tretin është Danimarka. Më mirë të renditura se Maqedonia janë Serbia në vendin e 21-të dhe Sllovenia në vendin e 16-të. Pas Maqedonisë në listë janë Mali i Zi në vendin e 25-të, Kroacia në vendin e 26-të, Shqipëria në vendin e 27-të, Greqia në 32-shin dhe Bullgaria në vendin e 33-të. Në sy vendet e fundit janë Rumania dhe Qiproja.

Sipas Indeksit Konsumator Shëndetësor Evropian, Maqedonia në vitin 2013 ka qenë në vendin e 27-të, ndërsa në vitin 2014 ka përparuar në vendin e 16-të. Progresi kryesisht është arritur për shkak të vendosjes së Sistemit kombëtar për evidenca elektronike në shëndetësi “Termini im” dhe ulja e listave të pritjes. Vërejtje ka në zbatimin praktik të këtij sistemi, si dhe në metodat e vjetruara të kurimit, e mbetur që nga koha e ish Jugosllavisë.

Indeksi Konsumator Shëndetësor Evropian i analizon sistemet shëndetësore kombëtare në bazë të treguesve 48 të cilët përfshijnë fusha, siç janë të drejtat dhe informimi i pacientëve, qasja drejt mbrojtjes shëndetësore, rezultatet nga kurimi, dhe zona e shërbimit, parandalimi dhe përdorimi i prodhimeve farmaceutike.