Shkup, 7 dhjetor – Biblioteka universitare “Shën Klimenti i Ohrit” ka shënuar më një sërë aktivitetesh patronatin – 73 vjetorin e themelimit dhe 50 vjetorin e vendosjes së gurthemelit, shkruan gazeta KOHA. Në ditën e shënimeve të disa përvjetorëve, situata ku gjendet institucioni nacional është e njëjtë. Si kushtet ku funksionon, që nuk përmbushin as kriteret më elementare të një biblioteke, ashtu edhe të përbërjes etnike të punonjësve, ku prej vitesh nuk punësohet asnjë shqiptar, por edhe shpërfilljes së kërkesave për përdorimin e gjuhës shqipe. Me një numër që i kalon 100 të punësuarit në total, numërohet vetëm një kuadër shqiptar, punësimi i vetëm i bërë para dhjetë vjetësh…. (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)