Një numër i madh i kanadezëve kanë deklaruar se refugjatët që hyjnë ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara, nuk janë kërcënim për vendim. Sipas një sondazhi të kryer nga kompania hulumtuese NANO, 62% e kanadezëve nuk besojnë se refugjatët përbëjnë kërcënim, ndërsa 5% mendojnë se ata mund të përbëjnë kërcënim terrorist. Një pjesë tjetër e kanadezëve, dikur rreth 5% i shohin refugjatët vetëm si një kërcënim për vende pune. Kur u pyetën në mënyrë specifike nëse refugjatët që kalojnë kufirin ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara për në Kanada mund të jenë kërcënim terrorist, 52% e anketuesve janë përgjigjur me një ‘JO’. 34% e tyre thanë refugjatët mund të përbëjnë kërcënim të vogël terrorist, ndërsa nëntë për qind thanë se ata mund të përbëjnë një kërcënim të madh terrorist. Që nga zgjedhja e Donald Trump president në Shtetet e Bashkuara, një numër i madh refugjatësh kanë hyrë ilegalisht në Kanada.