Doktori pakistanez Adibul Rizvi ofron shërbime falas për qindra mijëra njerëz çdo vit, duke ju mundësuar atyre që të gëzojnë kujdes shëndetësor në kushtet kur shëndetësia në Pakistan është një rrëmujë e vërtetë, e kritikuar për korrupsion dhe keqpërdorime të skajshme. Gjatë vitit 2015 ai ka kryer i vetëm 300 transplante dhe 260.000 vizita shëndetësore, krejtësisht falas. Në moshën 79 vjeçare ai është i mbushur me dashuri për punën e tij, duke i kryer të gjitha këto shërbime pa fituar asnjë cent në shkëmbim. “Qeveritë në vendet në zhvillim nuk mund të ofrojnë një shërbim të mirëfilltë shëndetësor”, thotë Rizvi, duke përshkruar varfërinë e skajshme dhe të paimagjinueshme në njërën nga dhjetë qendrat shëndetësore në vend.