Shembje në rrugën Kërçovë – Krushino

14

Kërçovë, 4 mars- Si rezultat i ujit që vjen nga shkrirja e borës, mbrëmë ka ndodhur shembje në rrugën drejt Krushinos, informon komuna e Kërçovës.

“Apelojmë deri te qytetarët të mos ngjiten drejt Krushinos për shkak të vrimës së madhe që është paraqitur në mes të rrugës kryesore. Për situatën e krijuar, është njoftuar ndërmarrja Granit e cila i kryen punët për ndërtimin e autostradës si dhe Agjencia për rrugë të Maqedonisë”, kumtoi komuna e Kërçovës.

Uji i cili vjen nga vendi i quajtur Krushino, del në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër dhe akumulohet në rrethrrotullimin në bulevard.

Nga Agjencia për rrugët e Maqedonisë informojnë se do të ndërmerren masa që të shmanget uji i akumuluar.

“Apelojmë deri te shoferët me kujdes ta kalojnë magjistralen,. gjegjësisht vendin ku mblidhen ujërat atmosferikë”, thonë nga shërbimi për informim të komunës së Kërçovës.

Comments are closed.