Shkup, 4 shkurt – Në aksin rrugor Kërçovë – Manastir afër fshatit Belicë, për shkak shembjes së dheut komunikacioni zhvillohet në një korsi, ndërsa ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë me makineri po punojnë në pastrimin dhe normalizimin e komunikacionit.
LAMM informon se në një korsi po zhvillohet edhe komunikacioni në aksin rrugor Kërçovë – Ohër mes fshatrave Podvis dhe Popoec për shkak të ujit në rrugë.
Për shkak daljes së ujit nga shtrati i Lumit të Madh në hyrjen e fshatit Orashe të Poshtme – Tetovë, në tërësi është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor i cili çon nga Jegunovca drejtë Radushës- Shkup.