Në rrugën magjistrale Kaçanik – Han i Elezit ka pasur rrëshqitje të dheut, pas reshjeve të borës që kanë rënë mbrëmë, njofton Klan Kosova. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt. “Te vendi Kulla e Çezmes ka rrëshqitje të dheut ku kanë rënë edhe disa gurë”. “Rruga është e qarkullueshme, por duhet të ketë kujdes të shtuar”. Gashi, ka thënë për klankosova.tv se nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo rrëshqitje e dheut, derisa kompania përkatëse është duke pastruar mbetjet në rrugë.