Kërçovë, 28 qershor – Ne deri në fund të vitit 2021 do të mund të themi se funksionon autostrada Kërçovë – Ohër, pasi e morëm punën në duart tona, pas katër viteve të hedhura në erë nga VMRO-DPMNE-ja, tha bartësja e listës së kandidatëve të koalicionit “Mundemi” në Njesinë zgjedhore 5, zëvendës kryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska, mbrëmë në tribunën qytetare të koalicionit “Mundemi” në Kërçovë.
Ajo theksoi se për autostradën Kërçovë – Ohër kanë folur dhe kanë qenë të interesuar vetëm për provizione dhe ata i kanë marrë ato, përndryshe, siç tha, si mendoni që Gruevski aq gjatë jeton në Budapest, si mendoni se Pallati i bardhë aq lehtë mirëmbahet.
“Pasi mendonin vetëm në provizione, nuk mendonin në imtësira të tipit projekt, të tipit tunele, të tipit cilësia e tokës”, tha Shekerinska.
Ajo shtoi se projekti ka pasur gjithçka, vetëm jo dokumentacion teknik.