Shkup, 15 janar – Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Maqedoni Jens Stoltenberg është mesazh vetë më vete. Kjo do të thotë se gjatë gjashtë muajve të kaluar arritëm që Maqedoninë ta kthejmë prapa në rrugën euro-atlantike dhe arritëm t’i neutralizojmë të gjithë ato lajme të këqija, të cilat në vazhdimësi në vitet e kaluara vinin në Maqedoni.
Këtë sot e deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke e vlerësuar vizitën vijuese të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës në vend.
“Arritëm që Maqedonisë t’i hapim shans të ri. Vizitën e shohim si mundësi që Maqedonia të prezantohet në dritë më të ndryshme, si shtet i cili i zgjidh problemet e tij, i cili punon në prioritetin e tij, dhe i cili realisht beson se anëtarësimin në NATO dhe BE që nënkupton siguri më të madhe dhe prosperitet më të madh të qytetarëve të RM-së”. tha Shekerinska.
Sipas saj, qëllimi kryesor i vizitës është që edhe Stoltenberg të dëgjojë edhe nga ana jonë çka është ajo që e kemi punuar dhe se cilët janë planet tona.
“Në pjesën e mbrojtjes ka se me çka të lavdërohemi – me të dhëna për buxhet të rritur në mbrojtje, me pjesëmarrje tanimë të rritur në misionin e NATO-s në Afganistan dhe me politika të reja të transparencës dhe integritetit të cilët tregojnë se Maqedonia të jetë anëtare e vërtetë e NATO-s fillimisht duhet të sigurojë integritet, transparencë dhe përgjegjësi në funksionimin e tyre”, tha Shekerinska.
Në pyetjen se si e vlerëson problemin me emrin për hyrjen e vendit në NATO, ajo thotë se “problemi me emrin për fat të keq u bë një nga problemet e shumtë të cilët NATO i vlerësoi në raportin e fundit”.
“Vizita e sekretarit të përgjithshëm nuk është e dhuruar, por e merituar, kjo nuk është e mjaftueshme për anëtarësim, por megjithatë tregon se jemi nisur në rrugë të vërtetë. Stoltenberg nuk do ta zgjidhë problemin me emrin, ai do ta dërgojë mesazhin se kur një shtet dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s dhe i tërheq hapat e vërtetë – e garanton qeverisjen e të drejtës dhe vlerat themelore të cilat janë në bazën e NATO Aleancës, se atëherë ajo e fiton shansin për anëtarësim në NATO”, vlerësoi Shekerinska.
Theksoi se në gjashtë muajt e kaluar Maqedonia ka treguar mënyrë të re të sjelljes, kulturë më të ndryshme politike, dhe treguam se atë që do ta paralajmërojmë dhe premtojmë përmbushet dhe bëhet realitet.