Shkup, 18 qershor – Vendi për vetëm një vit arriti ta korrigjojë stabilitetin e vet në Indeksin global paqësor për 23 vende. Avancimi i tillë në krahasim me vitin 2018, është rezultat edhe i Marrëveshjes së Prespës, mendon kështu zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Indeksi i cili i radhit vendet nga “më i sigurt” deri në “më pak i sigurt”, llogaritet në bazë të 23 faktorëve, midis të cilëve edhe konflikte të brendshme dhe të jashtme, shpenzime ushtarake, terrorizëm, vrasje dhe krim.
Vendi, sipas listës, është mes pesë shteteve që e kanë përmirësuar rezultatin e tij. Ka bërë kërcim për 23 vende dhe e ndaj vendin e 65-të me Greqinë.
Siç kumtoi Qeveria, këto rezultate tregojnë se Maqedonia e Veriut dhe përkushtimi i saj në përpjekjet për integrim evropian dhe euroatlantik seriozisht kontribuon jo vetëm ndaj sigurisë rajonale, por edhe asaj globale, paqes dhe stabilitetit.
“Analiza për stabilitet dhe paqe në të gjitha vendet në botë tregon se Maqedonia e Veriut është në pesë vendet t cilat e kanë përmirësuar rezultatin e tyre. Për vetëm një vit kemi arritur ta korrigjojmë stabilitetin tonë në Indeksin global paqësor për 23 vende. Pa stabilitet dhe paqe nuk ka avancim ekonomi. Qytetarët tanë e dinë rëndësinë e stabilitetit dhe të paqes. NATO-ja është recetë e cila jep rezultate – këtë e kemi parë sivjet edhe në pjesën e ekonomisë”, theksoi mbrëmë Shekerinska, duke marrë pjesë në emisionin “Top Tema”.
Në listën e 163 shteteve të radhitura dhe në pajtim me hulumtimin që e ka bërë Instituti australian për ekonomi dhe paqe, në krahasim me periudhën prej para një dekade, bota në vitin 2019 është më e sigurt në pesë vitet e fundit.