Shekerinska: Treguam se nuk do të përzihemi në punën e organeve të pavarura

0

Shkup, 11 tetor – Funksionimi i shtetit juridik do të thotë se askush nuk është mbi ligjin, por sundimi i së drejtës gjithashtu do të thotë se procedurat do të definojnë nëse dikush është përgjegjës, mban përgjegjësi të tillë apo jo. Si Qeveri, treguam se nuk do të përzihemi në punën e organeve të cilat duhet të jenë të pavarura. E dimë se ekzistojnë dilema, e dimë se ekzistuan kritika të ndryshme se kutet janë të ndryshme po tregohet se edhe njëherë në këtë shtet të gjithë ne do të jemi të barabartë para ligjit.

Këtë e deklaroi sot zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë nëse do t’i kërkojnë përgjegjësi zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, emri i të cilit përmendet në njërën nga hetimet e Prokurorisë Speciale Publike.

“Prej fillimit të mandatit të kësaj Qeverie thamë se do t’i përmbahemi rregullës për mosndërhyrje në punën e asnjërës prej prokurorive, as gjyqësisë dhe kjo u tregua se është e saktë dhe se nuk janë fjalë boshe. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani pati deklaratë drejt opinionit në të cilën tha se i përshëndetë hetimet se nuk ka prej çka të frikësohet dhe se pret që kjo procedurë edhe ta tregojë atë”, tha Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për akuzat e reja të PSP-së dhe nëse si Qeveri presin dorëheqje të Osmanit.

Ajo theksoi se Qeveria nuk dëshiron të jetë as prokuror, as t’u përzihet, nuk dëshiron të jetë gjykatës, e as t’u përzihet.

“Treguam se sundimi i së drejtës mund të funksionojë vetëm nëse vlen për të gjithë. Treguam se nuk kërkojmë trajtim special dhe se jemi të bindur se vetëm në atë mënyrë Maqedonia mund të shkojë përpara”, shtoi Shekerinska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas përfundimit të festimit qendror me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes popullore, që u mbajt në oborrin e Qeverisë.

Comments are closed.