Shkup, 22 janar – Çështja për transparencë e Ministrisë së Mbrojtjes ka të bëjë me çështjen e integritetit, ndërsa lufta kundër korrupsionit kërkon sistem, i cili do të krijojë pengesa për çfarëdo keqpërdorimi të detyrës zyrtare.
Këtë sot para udhëheqësisë më të lartë të MM-së dhe ARM-së e tha ministrja Radmilla Shekerinska në hapjen e trajtimit për ndërtim të integritetit i cili është në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ligjërues janë edhe ekspertë për ndërtim të integritetit nga Akademia e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
“Jam e kënaqur që arritëm për një kohë relativisht të shkurtë ta krijojmë edhe atë pjesë nga ueb faqja e Ministrisë e cila thotë se ‘Opinioni ka të drejtë ta dijë’, sepse vërtet është ashtu, opinioni ka të drejtë të dijë çka bëjmë me qëllimet strategjike në vend. Opinioni ka të drejtë të dijë çka bëjmë me paratë të cilat qytetarët i veçojnë dhe i paguajnë në buxhetin e Maqedonisë. Transparenca nuk është gjithmonë e lehtë, gjithmonë vjen me çmim të caktuar, por në afat të gjatë gjithmonë pozitivisht kthehet”, theksoi Shekerinska.
Sipas saj, transparenca jo gjithmonë do të pritet me duartrokitje dhe se do të duket se kjo ditën e ka bërë më të ndërlikuar.
Zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Pol Eduards, theksoi se procesi i ndërtimit të integritetit kërkon kulturë të punës në të cilën gjithkush do ta ketë të qartë se çdo vendim i cili merret në bazë ditore, duhet të jetë për të mirën e të gjithë qytetarëve, e jo pakicës nga udhëheqësia.
Trajnimi për ndërtim të integritetit zgjat deri të premten, ndërsa do të përfshihen ligjërata dhe trajnime në më shumë tema si sjellja e nëpunësve, sfidat e liderëve dhe rreziqet ushtarako-politike, menaxhimi me financat, rreziqet nga korrupsioni në pjesën e logjistikës dhe furnizimet, rreziqet nga korrupsioni në menaxhimin e resurseve njerëzore, mediat dhe komunikimi strategjik, sfidat nga ndryshimet e tjerë.