Shekerinska: Të rinjtë tashmë thanë se duan që shteti të ecë përpara

Dellçevë, 15 prill – Të rinjtë në vendin tonë tashmë thanë që duan që shteti të vazhdojë përpara, se nuk duan të humbin kohë në zënka politike dhe në përçarje politike, si dhe në çështje nga e kaluara dhe në zënkë nga e kaluara, theksoi sot zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në takimin me të rinjtë në Dellçevë, njofton Koha.

“Pikërisht për këtë mbështetja nga të gjithë të rinjtë nga mbarë vendi është i madh ndaj kandidatit për president Stevo Pendarovski, për shkak se në të shikojnë shansë, me të vërtetë të ndërtojmë shtet që do të jetë i sigurt. Kjo do ta sjellë anëtarësimin në NATO, por edhe do të krijojë shumë shanse për të rinjtë, ndërsa kjo do të arrihet me anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Shekerinska.

Shekerinska mes tjerash tha se nuk ka duhen presidentë, të cilët gjatë fushatës për herë të parë i shikojnë komunat dhe popullin. (koha.mk)