Shkup, 16 tetor – Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska sot ka marrë pjesë në video takimin e Kryesisë së partisë së Socialistëve evropian.
Në takimin Maqedonia e Veriut ka marrë mbështetje të fortë në rrugën drejt BE-së. Kryesia ka diskutuar për nevojën e vendosjes sa më të shpejtë të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, ku janë mbështetur apelet e Qeverisë së RMV-së në atë drejtim.
Kryesia ka miratuar deklaratë të përbashkët ku thuhet: “Presidenca e PSE e fton Këshillin e BE-së të miratojë kornizë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë pa shtyrje dhe jo më vonë se 10 nëntor dhe të mundësojë konferencën e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të mbahet para fundit të vitit 2020”.