Shkup, 29 nëntor – Qëllimi ynë është që sivjet 375 ushtarë profesionit shtesë të pranohen në përbërjen e Armatës, sepse Armatës i duhet ripërtëritje. Për fat të keq keni të drejtë, në dy testimet numri i pjesëtarëve të pranuar edhe shqiptarëve, megjithatë një pjesë edhe të komuniteteve të tjera ishte i ulët, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Rexhail Ismanili i BDI-së pasdite në seancën kuvendore.
Megjithatë, siç shtoi, ministrja përveç kësaj që duhet të llogaritet edhe për parimet kushtetuese, një ndër ato parimet e rëndësishme është edhe përfaqësimi i drejtë duhet të llogaritet për parimet ligjore.
“Dua të them se tekstualisht çdo pjesëtar i komunitetit shqiptar i cili ka përmbushur kushtet formale është pranuar…Në konkursin e fundit në të cilin do të zgjidhen 125 ushtarë shtesë – 25 ushtarë nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur vetëm 40 janë shqiptarë. Do të thotë, tashmë që nga fillimi numri i kandidatëve është më i vogël dhe ndoshta keni të drejtë se një pjesë edhe e humbasin besimin dhe për këtë nuk konkurrojnë. Sepse edhe në proceset paraprake kemi komente të caktuara se problemet me kalimin e një pjese të caktuar të testimeve ndoshta kanë qenë të lidhura edhe me ndonjë lloj të fshehtë të diskriminimit pas reagimit të ndonjë kandidati dhe me letër edhe me bisedë me Avokatin e Popullit jemi dakorduar, unë plotëisht pajtohem, dhe duhet ta shqyrtojnë të gjithë procesin”, theksoi Shekerinska.
Kjo, sipas saj, nuk bëhet fjalë në të cilat si politikanë duhet të përzihen, megjithatë duhet të garantojnë se në proces nuk ekziston madje as frikë nga diskriminimi. Shtoi se zgjidhja e vërtetë duhet të kërkohet në ndryshimin e Ligjit.
Në pajtim me Programin për vazhdimin e reformave në Maqedoni lidhur me anëtarësimin tonë në NATO, siç theksoi, planifikohet në muajt e ardhshëm të propozohen ndryshime në Ligjin për shërbim në Armatë.
Ajo tha se shpresoj se kjo nuk do të jetë reforma e vetme dhe se fuqimisht do të jetë edhe në pjesën e trajnimit të pilotëve, ku nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve