Shkup, 9 korrik – Nuk vdes nga dëshira të debatoj me njeriun i cili hyri në Kuvend të më vrasë, por këtu vijmë për qytetarët, ndërsa kundërkandidati i VMRO-DPMNE-së, Durllovski, i cili nuk u paraqit, atë nuk e bëri për herë të parë, tha sonte bartësja e listës së koalicionit “Mundemi” në njësinë e pestë zgjedhore, zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.
Në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5, Shekerinska vlerësoi se Durllovski ik prej gjithkund ku mund të pyetet.
“Shekerinska thekson se sikur Gruevski që asnjëherë nuk mblodhi guxim të debatojë, ashtu edhe trashëgimtarët e tij çdoherë kur nuk kanë çka të ofrojnë ikin nga përballjet. Ne vijmë këtu sepse duhet të kemi lidhje ndaj qytetarëve besimin e të cilëve e kërkojmë. Nëse dikush kërkon besimi t’i paraqesë interesat e tyre në Kuvend, atëherë ai kandidat ose kandidate duhet të mund të kundërshtohet në Kuvend që të kërkojë më shumë para për njësinë e tij zgjedhore, për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme, nëse nuk mund të përballen me argumente dhe kontraargumente para zgjedhjeve si do të luftojë për të drejtat e qytetarëve pas zgjedhjeve”, theksoi Shekerinska.
Kjo, shtoi, “tregon se VMRO-DPMNE e fsheh kandidatin e tij, i cili mënyrën e vetme për të debatuar e ka “të dërgojë njerëz për rahje”.
Sipas Shekerinskës, pas këtyre zgjedhjeve në të cilat qytetarët do të përcaktohen për vazhdim të politikave pozitive, kryeministër do të jetë Zoran Zaev i cili poashtu ka mbështetje të fuqishme edhe te maqedonasit, te shqiptarët, turqit, romët, vllehët, boshnjakët dhe serbët.