Shkup, 12 dhjetor – Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot në Bruksel u takua me Andreas Shider, bashkëkryesues i Komitetit të përbashkët kuvendor (KPV), të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, transmeton gazeta KOHA.
Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në këtë takim Shekerinska, i theksoi prioritetet e vendit tonë në periudhën që vijon, e që lidhen me raporte me BE-në dhe qëndrimin drejt metodologjisë së re për negociata dhe zgjerim të cilin e rekomandojnë disa nga shtetet anëtare.
“Qeveria mbetet e përkushtuar në procesin e reformave, të cilat i përfshinë sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, avancimin e demokracisë”, tha Shekerinska.
Ajo shtoi se pas suksesit me NATO-n, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, vazhdojnë të japin mbështetje për anëtarësim në BE.
“Jemi të bindur se hapja e negociata me BE-në, do të jetë nxitje e fuqishme për vendin edhe rajonin dhe do të kontribuojë drejtë stabilizimit të mëtutjeshëm. Do të pranojmë çfarëdo kushte korrekte, të cilët do të dalin nga Marrëveshja për metodologjinë e ardhshme. Por, presim që përpjekjet tona të vlerësohen”, theksoi ministrja Shekerinska.
Bashkëkryesuesi Andreas Shider, tha se progresi i Maqedonisë së Veriut, është evident dhe se shteti meriton qëndrim pozitiv dhe qëndrueshmëri nga ana e BE-së.
Ai po ashtu paralajmëroi se Komitetit i përbashkët kuvendor, do ta intensifikojë punën e tij dhe në seancën e ardhshme do të takohet në Strasburg. Ndryshe, nga Ministria e Mbrojtjes, thonë se KPV-ja e ka theksuar mbështetjen dhe se marrëdhëniet do ta vazhdojnë në frymën e njëjtë të kuptimi dhe bashkëpunimit.(koha.mk)