Shkup, 24 tetor– Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska vlerëson se reformat nuk janë arsye për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave, duke potencuar se reformat janë duke u zbatuar por se një sistem i tërë nuk është duke ndryshuar për një periudhë prej dy vitesh e gjysmë.
Shekerinska në intervistën për Kanal 5, e cila do të transmetohet nesër, në vërejtjen se Franca por edhe Holanda dhe ambasadori francez, Kristian Timonie me muaj kanë bërë paralajmërimin se nuk janë të kënaqur nga qeverisja e së drejtës se nëse kjo është arsyeja, pse ky qëndrim nuk është shprehur publikisht as nga përfaqësuesi i tyre në takimin ministror e as nga presidenti Makron, transmeton gazeta KOHA.
“Franca në takimin ministror të BE-së nuk pati kurrfarë vërejtje për reformat dhe ata nuk janë arsye për qëndrimin e Makronit”, thotë Shekerinska dhe shton se ata janë në pushtet nuk janë të kënaqur nga gjendja në gjyqësi, por për 2,5 vjet më shumë nuk ka arritur asnjë shtet.
“Unë dëshiroj që ky të jetë shtet në të cilin edhe gjyqësia edhe prokuroria funksionojnë në mënyrë të përkryer. Por, unë nuk kam parë kjo gjë të ndryshojë për dy vjet e gjysmë. Nuk kam parë, më përgënjeshtroni, më dëshmoni “në këtë shtet për dy vite e gjysmë ndryshoi gjithçka dhe gjithçka funksionon siç duhet”. Meqë jam optimist dhe ambicioze, dëshiroj t’i realizojmë pritshmëritë, nuk dëshiroj të kënaqemi me pak, por dallimi për vetëm dy vjet është shumë i madh. Ndërsa, pa intervenime në gjyqësi, pa intervenime në prokurori nga ana partiake”, thekson Shekerinska.(koha.mk)