Shkup, 14 qershor – Qeveria ka treguar se nuk sjell shpresa joreale dhe se atë që do ta paralajmërojë e përfundpn në tërësi. Kemi proces të shpejtë të ratifikimeve të protokollit për anëtarësim në NATO, të përfunduar në 17 vende anëtare, që është porosi politike se ky shtet do të dalë nga balta.
Këtë mbrëmë e theksoi zëvendëskryetarja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila ka qenë mysafir në emisionin “Rruga drejt”, në suaza të serisë së pjesëmarrjeve publike “Dy vjet Qeveri – me përgjegjësi para qytetarëve”. Në emision mysafirë ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryetari për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Qeveria, siç tha nuk ka bërë asnjë gabim dhe nuk u dha argumente skeptikëve të kërkojnë arsyetime për anulim të fillimit të negociatave me BE-në. Për këtë çështje, për Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç potencoi, ka konsensuz.
“Edhe në fushat në të cilat morëm kritika kemi rezultate serioze 4,1 për qind rritje të BPV-së nuk kemi pasur kohë të gjatë, 630 milion euro intvestime nuk kemi pasur asnjëherë më parë, 6 për qind rritje të pagave dhe 50.000 vende të reja pune”; tha Shekerinska.
Dimitrov u kthye në çështjen e lidhur me akuzat për korrupsion.
“Nuk ka vend i cili nuk ka korrupsion, në mënyrë objektive jemi në rrugë të mirë, vlerësimi i raportit të KE-së, raporti i SD për të drejtat e njeriut etj. Atë e thonë edhe paragjykimet për sulmin dhe gjykimet për ish funksionarë dhe aktual. E kemi Komisionin për Luftë Kundër Korrupsionit e cila ka hapur 300 raste, ndërsa ka mbyllur 30. E kemi PSP-në, një kapacitet të ri që duhet ta ruajmë”, tha Dimitrov.
Sipas Dimitrov, ky është një moment jashtëzakonisaht i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut. Porositi këtë energji ta shfrytëzojmë për, siç tha, të mos jetë.
“Unë jam këtu dhe do të fokusohem në punën time”, theksoi Dimitrov.
“Osmani, tha se me implementimin e planeve reformuese vendi ka realizuar përparim në të gjitha fushat të cilat ishin potencuar në konkluzionet e samitit të vitit të kaluar: gjyqësi, shërbime të sigurisë, administratë publike dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, që është shënuar në mënyrë adekuate edhe në Raportin e Komisionit Evropian.
“Edhe ajo nuk është sukses i vogël. Kemi Komision të ri zgjedhor shtetëror, kemi Komision të ri për parandalim të korrupsionit e cila në vepër tregoi se punon në mënyrë joselektive, kemi përgjime në agjencinë e re ATO, por edhe heqje të tërësishme të DSK-së dhe formim të Agjencisë së re kombëtare për siguri, dhe një numër të madh të reformave tjera, me kujdes të shënuara në të gjitha pjesët e Raportit të Komisionit”, theksoi Osmani. (koha.mk)