Sofje, 4 maj – Që BE-ja të bëhet faktor i suksesshëm i planit global duhet të jetë faktor i suksesshëm rajonal, vlerësoi sot ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska gjatë konferencës ndërkombëtare “Drejt ndërtimit të identitetit të ri mbrojtës evropian” në Sofje.
“Shohim se sa është i suksesshëm zgjerimi, sepse ka siguri plotësuese të vazhdimësisë duke iu falënderuar zgjerimit të BE-së”, komenton ajo.
Sipas saj, ndryshimet pozitive me kthimin e sërishëm të vlerës ose shikimeve drejt Ballkanit Perëndimor janë hapa në drejtim të drejtë.
Shekerinska shtoi se edhe pse ka skepticizëm të caktuar drejt zgjerimit, askush nuk ka dyshim se siguria është karta e parë e Evropës së Bashkuar dhe kjo siguri nuk mundet realisht të arrihet përderisa ka fusha të bardha strategjike në kontinent.
“Kemi shembuj të qartë për shfrytëzimin e të dyja anëve, nga njëra zgjerimi, nënvizoi ajo dhe shtoi se përderisa lejohet vakum tjetër politik ose strategjik, ai mund të shkaktojë kërcënime drejt sigurisë evropiane. Shpresojmë se identiteti evropian në fushën e mbrojtjes do të ketë formë të qartë dhe karaktere dhe më shumë do të jetë mendim strategjik i guximshëm dhe sjellje e shpejtë e vendimeve nga pikëpamja evropiane. Kjo është e domosdoshme për të gjithë ne të cilët varemi nga një Evropë e fuqishme”, ka komentuar ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë.
Shekerinska paraprakisht kishte takim bilateral me homologun e saj bullgar Krasimir Karakaçanov.
“Sot nga Sofje e dërgoj porosinë e njëjtë se shembulli i Maqedonisë në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në do të jetë plus i madh për ne, por edhe plus i madh për fqinjët tanë dhe për sigurinë e tërë rajonit. Faleminderit për përkrahjen dhe pres partneriteti ynë ende më shumë të përforcohet”, tha Shekerinska në konferencën e përbashkët për shtyp me Karakaçanov.
Karakaçanov si shenjë e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë mes të dy vendeve e potencoi pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë në paradën ushtarake të shtunën në Sofje, me rastin e 140 vjetorit të formimit të armatës së Bullgarisë.
“Kjo është shenjë e partneritetit dhe aleancës. Kjo është shenjë se ne e pranojmë Maqedoninë për partner tonin edhe si aleat i ardhshëm në NATO edhe si partner i Ballkanit”, tha Karakaçanov.