Shkup, 22 janar – Zëvendëskryetarja e Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë, Radmilla Shekerinska sot ka mbajtur mbledhje pune – brifing me ambasadorë dhe përfaqësues të përfaqësive diplomatike të më shumë vendeve në Republikën e Maqedonisë.
Para të pranishmëve, siç njofton LSDM-ja, Shekerinska foli për progresin e procesit reformues, si dhe për aprovimin dhe implementimin e ligjeve reformuese që janë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias, Komisionit Evropian, GREKO, rekomandimeve të organizatave civile dhe opinionit profesionist.
Shekerinska shprehu kënaqësi nga miratimi i Ligjit për përballje me korrupsionin dhe përplasjen e interesave me çka u krijua një Komision i ri i fuqishëm dhe i pavarur shtetëror për parandalim të korrupsionit, e cila përmes kompetencave të rritura dhe përbërjes së pavarur, do të luftojë vërtetë kundër korrupsionit dhe përplasjes së interesave.
Zëvendëskryetarja Shekerinska i falënderoi ambasadorët për mbështetjen që vendet e tyre ia japin Maqedonisë në procesin integrues drejt BE-së dhe NATO-s dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe shprehu bindje se Marrëveshja do të ratifikohet edhe në Parlament e Greqisë, pas së cilës do të pasojë miratimi i Protokollit për anëtarësim në NATO.
Ambasadorët e pranishëm dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vend dërguan urime për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës dhe progresin e Maqedonisë në procesin integrues dhe njëkohësisht shprehën bindje se Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja do të vazhdojë me përkushtim të punojë në reformat që sigurojnë institucione të fuqishme dhe të pavarura, sundim të drejtësisë dhe e afrojnë shtetin ndaj BE-së dhe NATO-s.