Shkup, 13 nëntor – Komiteti për Integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO në takimin e sotëm e finalizoi programin për vazhdimin e reformave qëllimi i të cilit është që vendi sa më shpejt të bëhet anëtare e Aleancës. Programi duhet të miratohet nga Qeveria, ndërsa më 6 dhjetor të prezantohet në nivel të NATO-s 29+1.
Siç deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska i gjithë programi është rezultat i negociatave të përfunduara inkuadruese me NATO-n dhe në të janë sendërtuar vërejtjet të cilat ishin dhënë në të gjithë këtë proces dhe parashikon reforma në fushat kyçe lidhur me sundimin e të drejtës, të drejtave të njeriut, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të cilat i kemi harmonizuar me përfaqësuesit e nATO-s, si dhe detaje të tjera që e përshtatin Maqedoninë edhe në pikëpamje juridike dhe financiare edhe të rregullativave të brendshme që të sillet me obligimet që dalin nga anëtarësimi në NATO.
“Pres që në atë takim të konfirmohet se bëhet fjalë për një dokument serioz, ral dhe të mundësuar që nuk flet për reforma në një kohë më të largët të ardhshme, por flet për obligimeve konkrete që Maqedonia ka treguar se di t’i përmbushë. Me këtë i hapim shanset që në fillim të vitit të ardhshëm, do të thotë në tremujorin e parë të vitit 2019 të kemi protokoll të përmbyllur për inkuadrim në NATO. Nga ai moment Maqedonia do të funksionojë si anëtare e Aleancës së NATO-s pa shans të votojë, por me të drejtë të plotë të marrë pjesë në debate, në diskutime, në procesin e vendimmarrjeve”, tha Shekerinska.
Për atë për të cilat hapëron në pjesën e reformave më vend do t’i përfundojmë në këtë periudhë prej disa muajve, ajo shtoi se ekziston përputhje e plotë me ata nga Plani 18, sepse i gjithë kjo pako e reformave në gjyqësi është e domosdoshme për anëtarësim në BE, por edhe për anëtarësim në NATO. Pjesë tjerë shtesë janë përshtatjet që duhet të ndodhin në planin ushtarak dhe në reformat në mbrojtje.
Ajo tha se pas prezantimit të programit më 6 dhjetor, pret që i gjithë programi me të gjitha detajet të finalizohet deri në fund të janarit dhe pastaj ministri i Punëve të Jashtme me letër deri te sekretari i përgjithshëm ta dërgojë atë program si program final për vazhdimin e reformave tona.
“Nuk pres çështje shtesë, nuk pres probleme shtesë. Ndryshimet kushtetuese të përfundojnë në periudhën e njëjtë dhe për këtë mendoj se të gjithë pajtohen se tashmë në shkurt do të mund të kemi protokoll për inkuadrim të hartuar nga ana e NATO-s”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, për automjetin e policisë ushtarake që është vërejtur para selisë së VMRO-DPMNE-së, Shekerinska tha se rastësisht është gjendur atje. ndërsa shkak ka qenë vizita e gjeneralit nga vendi anëtar i NATO-s, i cili ka qenë i akomoduar në hotelin drejtpërdrejt afër selisë së partisë.