Shkup, 11 qershor – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në kazermën Ilinden do ta vizitojë batalionin inxhinierik të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku do të takohet me komandantin e njësisë.
Ministrja njëherit do të informojë për marrëveshjet e nënshkruara për furnizim të 15 makinave të reja inxhinierike në vlerë të tërësishme prej mbi 138 milion denarë.
Siç informon Ministria e Mbrojtjes, me furnizimin e makinave inxhinierike, e para pas 16 viteve të tëra, praktikisht fillon modernizimi i pajisjes së armatës. Me të do të rritet gatishmëria e Armatës për kryerje të detyrave, ndërsa do të ndikojë edhe në sigurinë e qytetarëve, veçanërisht në kohën e fatkeqësive elementare, përmbytjeve dhe krizave.