Sipas rregullimit tonë, aksionet e ushtrisë duhet ta respektojnë Kushtetutën. Nëse e lëshoni Armatën në rrugë, kjo sipas Kushtetutës është shpallje e një lloj të gjendjes së jashtëzakonshme, por Armata është në dispozicion në pikëpamje të pjesës së pajisjes e cila shfrytëzohet, informoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska lidhur me thirrjen e organizatave joqeveritare për përfshirjen e ushtrisë për zbulimin e ndotësve të ajrit.
“Si qeveri konsiderojmë se në moment të parë është e nevojshme që të gjitha shërbimet e inspektimit së bashku me policinë të bëjnë plan për aksion të përbashkët. Mendojmë se në këtë çështje nuk mund të afrohemi në mënyrë administrative, por fokusi duhet të jenë rezultatet. Nëse ekziston mundësi për shfrytëzimin e pajisjes si dron ose instrumente shtesë që mund t’i shfrytëzojë Armata, po, por nëse nëse e lëshoni Armatën në rrugë, kjo sipas Kushtetutës është shpallje e një lloji të gjendjes së jashtëzakonshme që nuk është e dobishme ashtu lehtë të zbatohet në shtete demokratike”, theksoi Shekerinska,.
Ajo informoi se Qeveria ka ndarë një shumë të madhe të mjeteve për sulm direkt të burimeve të ndotjes si dhe për zjarret të cilat kanë ndodhur muajin e kaluar, të cilat sipas saj, nuk janë të rastësishme dhe se të gjitha zjarret janë rezultat i gabimit njerëzor ose vendimit njerëzor dhe se kjo duhet të sanksionohet. (koha.mk)