Shkup, 30 tetor – Gjithçka që tani unë mund të them për atë se çfarë do të përmbajnë amendamentet do të ishte spekulim për shkak se ende jemi në procesin e përpunimit të amendamenteve kushtetuese. Për atë them se ka mendime të ndryshme, propozime të ndryshme, megjithatë nëse dalim menjëherë me propozim do të ishte shumë vështirë të sigurohen dy të tretat e shumicës pa konsultime paraprake dhe për atë arsye kryejmë konsultime më të gjerë. Kjo është përgjigja e zëvendëskryeministres dhe ministre e Mbrojtjes Radmila Shekerinska në pyetjen e gazetarëve për deklaratën e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani për futjen e Marrëveshjes së Ohrit në preambulën e Kushtetutës.
“Amendamentet i punojmë jo vetëm me grupet parlamentare, por së bashku edhe me disa ekspert të cilët e njohin materialin e Kushtetutës. Gjithçka tjetër në ndërkohë do të jetë vetëm spekulim. Kryeministri i zhvilloi këto bisedime me grupin parlamentar. Ne do të kemi debat brenda në Qeverinë e RM-së, fokusi jonë për ndryshimet kushtetuese ka të bëjë me çështjet të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës. Vazhdimisht zhvillohen debate, por gjithçka që do të them sot, do të ishte spekulim”, tha ministrja Shekerinska e cila sot mori pjesë në promovimin e 125 ushtarëve profesionistë të ARM-së në Shkup në kazermën “Ilinden”.
Kujtoi se kryeministri Zoran Zaev dje ka biseduar me grupin e ri parlamentar, siç potencon, për të gjetur gjuhë të përbashkët që do të mundësonte edhe në votimin e dytë dhe të tretë sigurimin e dy të tretave të shumicës. “Presim që deri në fund të javës debati në Qeveri të përfundojë dhe të dorëzojmë në Kuvend propozimet për ndryshimet kushtetuese”, tha zëvendëskryeministrja Shekerinska. Ajo iu referua asaj se edhe gjatë fushatës për referendumin, kur të gjithë mendonin se amendamentet janë të shkruara, siç tha, u spekulonte se kush i shkruante dhe në dollapin e kujt janë fshehur. Dëshmuam, tha Shekersinka, se ajo ishte një nga gënjeshtrat e shumta.
Në pyetjen për atë se mediat greke tashmë kanë publikuar se ka marrëveshje joformale midis Shkupit de Athinës Marrëveshja e Prespës të ratifikohet në mars, Shekerinska informon se duhet të funksionojnë me kalendar të ndryshëm. Në lidhje me propozim ligjin për amnisti nga VMRO-DPMNE-ja dhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Osmani se nuk pajtohet me amnisti, por se do të kishte kaluar për disa njerëz në trupin parlamentar për pajtim, Shekerinska e bindur se Maqedonia ka nevojë për pajtim dhe për një shtet ligjor.