Shkup, 21 shtator – Zgjedhje më të mëdha dhe prononcim më të qartë se referendumi i ardhshëm nuk do të ketë. Këtë porosi qytetarët do na e dërgojnë më 30 shtator dhe për këtë thirrja jonë deri te të gjithë është ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe ta thonë qëndrimin e tyre, u përgjigj ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në pyetjet e gazetarëve nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsion “B” pas deklarimit të deputetëve të VMRO-DPMNE se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.
“Kjo pjesë e diskutimeve në kuadër të Parlamenti tregon se disa parti më shumë zhvillojnë politikë partiake se sa politikë shtetërore dhe më vjen shumë keq për këtë. I dëgjuam thirrjet e të gjithë qytetarëve të votojnë sipas bindjes dhe mendimit të tyre. Besojmë në këto fjalë. I dëgjuam deklaratat se nëse referendumi do të jetë pozitiv me mbështetje për anëtarësimin tonë në NATO dhe BE dhe pranimin e marrëveshjes, besojmë në këto fjalë sepse vlerësojmë se vërtetë partitë politike kanë përgjegjësi për atë që e thonë. Adresa e vërtetë për këtë pyetje është në partinë e cila dërgon tre versione të ndryshme në pyetjen e njëjtë. Tre përgjigje të ndryshme”, tha Shekerinska pas hapjes së sotme të Universitetit të katërt mobil veror në Ballkan në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”.
Ne jemi të përqendruar në referendumin, nënvizoi, sepse çdo ditë shohim argumente shtesë pse Maqedonia duhet një orë më parë të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Jemi të përqendruar në referendumin, theksoi, sepse shohim që shumica e madhe e qytetarëve dëshirojnë të zgjidhet problemi dhe shteti të ecë para.
Në pyetjen nëse te Qeveria e Maqedonisë përmes non-pejper kanë arritur ndryshimet kushtetuese të përpiluara nga ana greke, Shekerinska tha se këtë periudhë jemi bombarduar me gënjeshtra dhe të pavërteta, ndërsa qëllimi, është tha, sërish të mos fokusohemi në nevojat e qytetarëve, por të fokusohemi në nevojat e VMRO-DPMNE-së.
E pyetur a është i nevojshëm takim i ri i liderëve apo dialog politik pas referendumit, Shekerinska e përpiktë se Maqedonia duhet të bëhet shtet normal në të cilin pushteti dhe opozita gjithmonë duhet edhe është e dëshirueshme të diskutojnë. Ajo shprehi bindjen se edhe takimet e liderëve, komunikimi dhe bashkëpunimi mes partive politike janë ato që ua kemi borxh qytetarëve.