Shkup, 5 korrik – Më 15 korrik zgjedhja është e thjeshtë. Zgjedhja është mes pagave më të larta për të gjithë ose pasurim i disa të afërmve të Gruevskit. Më 15 korrik zgjedhja është mes shumës rekorde të investimeve të huaja ose ndonjë Subrata Roj i ri. Zgjedhja është mes 777 banesave të reja sociale ose kredive të shtrenjta që të financohet striropor ose kiç, ka deklaruar sot në Kërçovë, bartësja e listës së kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” në NjZ 5, Radmilla Shekerinska.
“Qytetarët do të votojnë që të rritet pragu i kthimit të TVSH-së, nga 7.200 denarë për çdo qytetar në nivel vjetor në 9.600 denarë. Më 15 korrik qytetarët do të votojnë edhe për rritjen e subvencioneve nga 160 milionë në 200 milionë euro për zhvillim të bujqësisë tonë vendore. Ndërtojmë 260 kilometra autostradë, 300 km rrugë eksprese, rrugë lokale nëpër gjithë shtetin. 2.5 miliardë euro nga fondet evropiane- këto do të jenë para evropiane që do të na sjellin standarde evropiane në shtëpi”, ka thënë Shekerinska.
Ajo ka paralajmëruar deri në 15.000 euro për të të rinj dhe gra që të hapin firma vetanake, të krijojnë vende të reja të punës dhe të sjellin më shumë para në shtëpi. Ndihmë më e lartë sociale për 34000 familje dhe shtesë fëmijërore e cila do të përfshijë 65.000 fëmijë në gjithë shtetin.
“Paralajmërojmë 1 miliardë euro investime të huaja për 4 vitet e ardhshme. Ato nuk do të jenë të bazuara në paga të ulëta por në inovacione dhe qëndrueshmëri”, ka thënë Shekerinska.