Bruksel, 12 shkurt – NATO është e kënaqur me tempon e shpejtë të reformave në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, brifojnë përfaqësues të lartë të Aleancës në ditën e parë të takimit ministror në Bruksel. Kërkojnë implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Pasditen e së mërkurës nga Brukseli ministrja Shekerinska dha lajmin e mirë se parlamenti spanjoll ka pranuar trakën e shpejtë për ratifikimin e protikollit
“Për herë të fundit po marr pjesë si anëtare e ftuar, jo si anëtare fuqiplotë, sot është dita kur në Republikën e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht u publikua Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes veri atlantike dhe e morëm lajmin e parë se Parlamenti spanjoll e pranoi garën e shpejtë për ratifikimin e protokollit tonë, anëtarësimi ynë i plotë është çështje ditësh, e jo muajsh apo javësh.”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.
NATO pret gjithashtu që RMV të mbushë vendet vakante në strukturën e Aleancës. Për vendin tonë janë parashikuar 20 pozicione komanduese, prej të cilave një general. (koha.mk)