Bruksel, 26 qershor – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, këto ditë do të marrë pjesë në takimin e rregullt të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.
Në takimin, siç informon korrespondentja e MIA-s, ministrat do të bisedojnë për shpenzimet buxhetore të vendeve anëtare në pjesën e mbrojtjes. Secili vend ka për obligim që deri në vitin 2024 të arrijë shkallë prej dy për qind nga brutopodhimi vendor për mbrojtje dhe me atë ta rrisë kontributin e tij drejtë operacioneve të Aleancës.
Sipas raportit të fundit të NATO-s për vitin 2019 është vërejtur trend pozitiv te një numër i madh i vendeve anëtare, vlerësoi dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg dhe theksoi se është i bindur se qëllimi prej dy për qind do të arrihet me kohë.
Anëtaret e NATO-s këto dy ditë do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet me Rusinë, të cilës i dhanë afat që deri më 2 gusht të harmonizohet me marrëveshjen bërthamore për raketa me rreze të mesme veprimi, e njohur si INF, në të kundërtën do të ndërmerren masa proporcionale, paralajmëroi dje Stoletenberg. Mbledhja e sotme do të jetë shkas që vendet anëtare të bisedojnë për hapat e mundshëm drejtë Moskës pas 2 gushtit.
Në rend dite do të jetë edhe diskutimi për etablimin e kornizës për politikën e ardhshme hapësinore të NATO-s, ndërsa do të diskutohet edhe për Afganistanin dhe Iranin.
Kjo është pjesëmarrja e dytë e ministres Shekerinska në takimin ministror të këtij formati, me çka Maqedonia e Veriut u bë pjesëmarrëse aktive në funksionimin e Aleancës.
Në Bruksel, ministrja Shekerinska do të ketë takime bilaterale me ministrat e Mbrojtjes së Spanjës, Holandës, Italisë, Norvegjisë dhe Polonisë.
Pas takimit dyditor ministror, ministrja Shekerinska do të marrë pjesë në Forumin e Brukselit të organizuar nga Fondi Marshall Gjerman, ku do të ketë fjalim në panelin dedikuar inovacioneve dhe qasjes së re drejtë sigurisë, thonë nga kabineti i ministres.