Shekerinska në Konferencën për siguri evropiane në Munih

Shkup, 12 qershor Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në Munih do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Konferencën për siguri evropiane, të organizuar nga Qendra evropiane për studime të sigurisë “Xhorxh Marshall”.

Siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, temë e fjalimit do të jetë procesi i suksesshëm i rehabilitimit të Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet e ndikimet  në Evropën Juglindore dhe më gjerë.

Në margjinat e konferencës së sigurisë, Shekerinska do të takohet me zëvendësdrejtorin gjerman të Qendrës evropiane për studime të sigurisë, gjeneralin e brigadës Johan Berger.

Qendra evropiane për studime të sigurisë “Xhorxh Marshall” është institut ndërkombëtar me renome për mbrojtje dhe siguri i cili e promovon dialogun dhe  mirëkuptimin mes kombeve dhe shteteve nga Amerika e Veriut, Evropa dhe Euroazia. Instituti është mbështetur nga  qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.