Shkup, 27 qershor – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dje dhe sot në Bruksel ka marrë pjesë në takimin ministror të Këshillit Veriatlantik në nivel ministrash të mbrojtjes, për herë të dytë pas nënshkrimit të protokollit qasës për anëtarësimin e vendit në Aleancë. Maqedonia e Veriut aktivisht merr pjesë në diksutimet për çështje të rëndësishme globale.
Para takimit të Këshillit Veriatlantik, bën të ditur MM, Shekerinska ka biseduar me ministret e mbrojtjes të Spanjës Margarita Robles Fernandes dhe të Holandës, Ank Biljeveld Shouten. Edhe ministrja spanjolle dhe holandeze kanë shprehur mbështetje të fortë për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancë, ndërsa ministrja Shekerinska ka shprehur pritjet se proceset ratifikuese edhe në këto dy vende partnere do të përfundojnë në periudhë të shkurtër.
Në takimin me ministrin norvegjez të Mbrojtjes, Frank Bake- Jensen, Shekerinska është falënderuar për ratifikimin e protokollit qasës në Parlamentin norvegjez.
Ndërkaq, në sesionin e parë të takimit të ministrave të mbrojtjes është diskutuar për mosrespektimin e Marrëveshjes për armë nukleare me diametër të mesëm nga ana e Rusisë.
Në takim, qëndron në komunikatë, ministrat e mbrojtjes përsëri e kanë ftuar Rusinë të braktis politikën e mosrespektimit të kësaj marrëveshje që është një nga shtyllat e sigurisë së kontinentit evropian.
Në deklaratën e tij, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në emër të ministrave të mbrojtjes ka thënë se NATO përgatitet për botë pa këtë marrëveshje të rëndësishme, ndërsa si masa të cilat do të ishin në fuqi pas 2 gushtit, nëse pozicioni i Rusisë nuk ndryshon, i ka theksuar trajnimet ushtarake, mbrojtjet kundërajrore dhe aktivitete për vëzhgim.
Pas samitit, ministrja Shekerinska do të merr pjesë në Forumin prestigjioz të Brukselit të organizuar nga Fondi gjerman i marshallit ku do të flet në tema inovacionet dhe qasja e re drejt sigurisë.