Shkup, 7 qershor – NATO-ja e mbajti fjalën ndaj Maqedonisë së Veriut, tani në radhë është Bashkimi Evropian, theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në forumin GLOBSEK në Bratisllavë, ku ka folur në panelin me temën “NATO-ja në vitet e 80-ta”.
Duke folur për atë se si mund të përshkruhet veprimi i Aleancës në historinë e deritanishme, ministrja theksoi se ajo mund të përmblidhet në një fjalë – shpejtësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për rajonin ballkanik.
“Si dikush që viteve të fundit ishte jashtë Aleancës, me siguri më shumë e vlerësojmë suksesin e tij, se sa që kujdesemi për dobësitë e tij. Nga përvoja jonë, si vend, ndërsa edhe personalisht, dy herë e pashë se si funksionon NATO-ja, edhe në kohën e krizës edhe të mundësive. Në vitin 2011 pamë se si NATO e ndërmerr përgjegjësinë dhe aksionin. Ajo ishte bërë në kohë, me motivet e vërteta, me instinktet e vërteta politike dhe me partnerin e vërtetë – BE. Kombinimi i masave, lëvizjeve dhe sukseseve politike i ndihmuan vendit tim”, tha ministrja. Shtoi se ne e vlerësojmë atë që NATO-ja e ofron – stabilitet, prosperit dhe sistem të bazuar në vlera.
Ministrja theksoi se në gatishmërinë e vendit tonë t’i zgjidh problemet e saj me fqinjët, dhe NATO-ja u përgjigj me gatishmëri ta afrojë procesin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Ai përkushtim i këtij procesi, siç tha, mund të shihet edhe përmes ratifikimeve të shpejta të protokollit inkuadrues për anëtarësim të vendit tonë në NATO.
Për kontributin dhe përkushtimin e SHBA-në në Ballkan, ministrja theksoi se tani ajo është më e dukshme. “Për momentin 1.500 ushtarë amerikan të cilët së bashku me ushtarët tanë dhe ushtarët e pesë vendeve tjera anëtare në NATO e mbajnë trajnimin më të madh ushtarak të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut e ka pasur në territorin e saj”, potencoi Shekerinska.
Në kontekst të marrëdhënieve NATO-BE, Shekerinska i theksoi dy qëllimet kryesore strategjike të shtetit – anëtarësimin në këto dy organizata dhe shtoi se rezultatet janë më të dukshme kur ata punojnë së bashku.
“Atë që ne e kemi parë në historinë tonë është se rezultatet e vërteta vijnë kur këto dy organizata të cilat janë të bazuara në vlerat e njëjta dhe qëllimet e njëjta strategjike, bashkëpunojnë mirë. Në historinë e vendit dhe rajonit tonë, gjithmonë kur ky partneritet ka funksionuar, të gjithë janë ndjerë mirë dhe më të sigurt. Ne na duhet NATO e fuqishme dhe e qartë me mision të njëjtë, por na duhet edhe BE e cila do ta ndërmarrë përgjegjësinë për kontinentin e saj, dhe atë jo vetëm në lidhje me mbrojtjen”, tha ministrja.
Shekerinska theksoi se e pret vendimin e Këshillit Evropian i cili duhet të sillet rreth fillimit të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se atë që shteti ynë ia dha rajonit dhe BE-së është një nga sukseset e pakta, të cilat dalin nga guximi i treguar, por edhe mbështetja e NATO-s dhe BE-së.