Shkup, 17 qershor – Janë vendosur themelet për intensifikimin e bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve – aleate të NATO-s, Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, me çka do të zhvillohen edhe kapacitetet kombëtare, por edhe ato të Aleancës së mbrojtjes kolektive, u theksua në takimin e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe homologu i saj sllovak Jarosllav Nad që u mbajt në Bratisllavë.
Të dy ministrat arritën në përfundimin se anëtarësimi i plotfuqishëm i Maqedonisë së Veriut në Aleancë ka forcuar sigurinë rajonale dhe tani, siç thanë ata, është e nevojshme të bëhet hapi i shumëpritur dhe i merituar në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Të dy ministrat arritën në përfundimin se anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në Aleancë ka forcuar sigurinë rajonale dhe tani, siç thanë ata, është e nevojshme të bëhet hapi i shumëpritur dhe i merituar në integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministrja Shekerinska theksoi se anëtarësimi i vendit në Aleancë është një përfitim për sigurinë e të gjithë rajonit. Ajo tha se fillimi i procesit të anëtarësimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Union do të forcojë vlerat evropiane dhe do të lejojë që vendi dhe rajoni të vazhdojnë të zhvillohen në përputhje me vlerat evropiane, dhe në të njëjtën kohë t’i japë fund përpjekjeve për ndikime të tjera joevropiane.
Ministri Nad shprehu mbështetje të hapur dhe të qartë për fillimin e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut, duke treguar që vendi ka përmbushur atë që ka premtuar dhe se një vendim pozitiv i Bashkimit Evropian do të konfirmojë besueshmërinë e procesit të aderimit.
Në kontekst të bashkëpunimit të mbrojtjes, ministrat Shekerinska dhe Nad theksuan hapjen e të dy vendeve për intensifikimin e tij, duke pasur parasysh që të dy Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia besojnë fuqimisht se uniteti i NATO-s, mbështetja e ndërsjellë në zhvillimin e aftësive të mbrojtjes dhe një angazhim i fortë për mbrojtjen kolektive janë themelet.për të ruajtur sigurinë dhe prosperitetin në zonën euroatlantike.