Shkup, 19 shtator – Anëtarësimi ynë në BE dhe NATO nuk do të jetë dhuratë. Në vitet e fundit treguam se kemi bërë dhe kemi viktimizuar shumë që Maqedonia të vijë deri te dera e BE-së dhe NATO-s. Ne jemi të gatshëm ta përfundojmë pjesën tonë të punës. Kur do të hyjmë në NATO dhe BE do të hyjmë si maqedonas, do të themi se e flasim gjuhën amë maqedonase dhe do të jemi krenarë ndaj kulturës sonë maqedonase dhe traditës dhe identitetin tonë do ta përforcojmë.
Këtë sonte e theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në tribunën me qytetarët në Komunën Aerodrom.
“Vendimin më 30-të shtator e mbajmë të gjithë ne. A do ta shfrytëzojmë derën e hapur dhe do të vrapojmë në rrugën në të cilën jemi vonuar kaq vite ose do të vazhdojmë të presim dhe të fundosemi në baltën nga e cila kemi ikur në dhjetë vitet e kaluara”, tha Shekerisnka. Shtoi se është e bindur që më 30 shtator, qytetarët do ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Bëri thirrje në bashkim dhe dërgoi mesazh që deri më 30 shtator qytetarët të bisedojnë me miqtë, fqinjët, familjarët, me ata të cilët politikisht nuk pajtohen për, siç tha, shansin që mund ta shfrytëzojnë të mos e humbin.
Në tribunë ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Hans van Balen, kryetar i Asociacionit të liberalëve dhe demokratëve në Evropë (ALDE) i cili dërgoi mesazh deri te qytetarët që të dalin dhe të votojnë “për”.
“Në gjuhën maqedonase votoj “për”, tha van Balen.