Shkup, 24 shtator Më 30 shtator kemi shansin të sigurojmë Maqedonia të jetë shtet i sigurt dhe stabil, të mos brengosemi nëse do t’ia arrijmë, a do t’i ruajmë kufijtë e njëjtë dhe të njëjtën kohë t’i garantojmë vendit më shumë para për rrugë, infrastrukurë lokale, arsim dhe shëndetësi më të mirë, ka porositur ministrja e Mbrojtjes Radmmilla Shekerinska në Sveti Nikollë.
Para qytetarëve, Shekerinska ka theksuar se dyert e shtetit janë të hapura dhe se qytetarët janë ata që do të sjellin vendimin të dielën.
“Arritëm të hapim derën për Maqedoninë, por a do ta kalojmë pragun, a do t’i fitojmë ato mjete, a do t’i fitojmë ato shanse, varet nga qytetarët e vendit tonë. Prandaj, apeli im është deri tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë të shfrytëzojnë të drejtën e votës, pasi vendimin më 30 shtator do ta sjellin ata të cilët do të dalin të votojnë”, ka thënë Shekerinska.
Ajo ka shtuar se referendumi është me rëndësi që t’u mundësojë privilegje të rinjve, si që kanë të rinjtë në shtetet anëtare të NATO-s dhe BE-së, të sigurohen mjetet evropiane dhe fonde për shtetin dhe komunat.
Shekerinska tha se Qeveria do ta respektojë mendimin e shumicës së qytetarëve që do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare.
“Konsideorjmë se në atë mënyrë Maqedonia do të jetë më demokratike, por ajo që është më me rëndësi, shtet më i mirë dhe më i pasur e cila do të krijojë shans për të rinjtë”, ka thënë Shekerinska gjatë vizitës së sotme në Sveti Nikollë.