Shkup, 17 janar – Pas gati dy muajve që prej kur Maqedonia e dorëzoi iniciativën që të përfshihet në projektin evropian për vlerësim të kërcënimeve hibride, për çka morëm përgjigje pozitive, sot ministrja e e Mbrojtjes Radmila Shekerinska realizoi takim me një delegacion të Drejtorisë Evropiane për aktivitete të jashtme, e kryesuar nga drejtori për menaxhment dhe planifikim të krizave, Gabor Inklodi.
Siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska i ka informuar mysafirët se Ministria e merr rolin udhëheqës të koordinatorit të gjithë procesit për çka tashmë është formuar trup dhe është emëruar koordinatorë kombëtarë dhe zëvendës të tyre të cilët janë ekspertë në këtë fushë. Në këtë proces, theksoi ministrja, do të marrin pjesë 27 institucione.
“Qeveria e finalizoi Marrëveshjen e Prespës me të cilën, pas përmbushjes së detyrimeve nga të dyja palët, do të mundësohet anëtarësim i plotë i Maqedonisë në NATO me çka do të përforcohet stabiliteti dhe siguria e vendit tonë dhe rajonit dhe do të ulen rreziqet e këtij lloji. Tashmë për disa javë Maqedonia do të fitojë të drejtën që të merr pjesë dhe të japë mendime në të gjitha mbledhjet e Aleancës”, tha ministrja Shekerinska.
Ajo i ka informuar se Qeveria promovon politikë të re të krijimit të miqve në vend të armiqve dhe se me qëllim që të vendosë frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit në rajon fokusohet në ndërtimin e urave dhe miqësive me fqinjët.
Mysafirët nga Drejtoria Evropiane kanë potencuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë vetëm partnere por edhe anëtare të ardhshme të BE-së dhe se lidhjet e forta me vendin tonë janë në nivel të lartë në agjendën e Brukselit.
Shekerinska i ka informuar përfaqësuesit evropianë se Ministria e Mbrojtjes e ka treguar përkushtimin e saj për këtë proces dhe përmes një letre deri te Federika Mogerini ka shprehur kënaqësi për përgjigjen dhe mbështetjen e shpejtë nga BE-ja.
Në kuadër të vizitës së delegacionit evropian është mbajtur edhe tryezë e rrumbullakët në të cilën mysafirët e BE-së dhe Trupi Kombëtar Koordinues i jonë kanë diskutuar për hapat e ardhshëm dhe afatet kohore për realizimin e tyre.